Sport
Franca nderon legjendën shqiptare
Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më të mëdha në kampionatin francez ndërmjet Marseille dhe PSG-së në stadiumin “Velodrome”, shkruan albinfo.ch.
Përballja e sotme do të jetë e veçantë, pasi topin nga mesi i fushës do ta nisë, legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana.
Cana ka dalë nga akademia e Parisit, derisa më pas kaloi në Marseille, megjithatë, ai mbetet legjendë e dy skuadrave dhe një rast i veçantë, pasi nuk urrehet nga asnjëra tifozeri.
Kujtojmë që ish-kapiteni i Kombëtares i dha zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur në ndeshjen ndaj Italisë, të zhvilluar në “Loro Boriçi” në Shkodër.
Cana ka luajtur 69 ndeshje për Paris Saint Germain dhe 122 për Marseille-n, derisa mban edhe rekordin në Kombëtaren shqiptare me 93 ndeshje.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë












