Lajme
Franca rrit pagat e punëtorëve shëndetësorë
Franca miratoi rritje të pagave në vlerë prej 8 miliardë eurosh për punëtorët shëndetësorë, të cilët janë lavdëruar për rolin e tyre në luftimin e koronavirusit.
Marrëveshja u nënshkrua të hënën vonë midis qeverisë dhe sindikatave të punëtorëve, pas disa javësh negociata, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim erdhi pas protestove të zhvilluara nga punëtorët shëndetësorë, të cilët kërkonin rritje pagash dhe fonde më të mira për spitalet.
Punëtorët shëndetësorë në Francë janë lavdëruar gjatë gjithë kohës së pandemisë së koronavirusit, me shfaqje të rregullta të vlerësimit të publikut.
“Ky është një moment historik për sistemin tonë shëndetësor”, tha kryeministri i Francës, Jean Castex, pas nënshkrimit të marrëveshjes për rritje pagash.
“Kjo është, para së gjithash, mirënjohje për ata që kanë qenë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë”, shtoi ai.
Franca ka regjistruar mbi 200,000 raste me koronavirus.
Prej tyre, mbi 30,000 kanë humbur jetën.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












