Kosova
Franca shënon rekord rastesh
Franca të enjten regjistroi rekord prej më shumë se 91.000 rastesh me Covid-19, përderisa u rrit edhe numri i viktimave. Shteti evropian po përballet me valën e pestë të virusit.
“Shifrat e sotme nuk janë të mira”, tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran. Ai më herët u tha gazetarëve se numri ditor për të enjten do të ishte rreth 88.000, por shifra zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë ishte 91.608 infeksione të reja.
Ministri më herët këtë javë tashmë kishte paralajmëruar se Franca së shpejti do të mund të shënonte nga 100.000 raste me Covid-19 në ditë, shkruan Reuters.
Përpos infeksioneve, të enjten në Francë u raportuan edhe 179 të vdekur nga Covid-19, ndërsa numri i pacientëve në repartet për kujdes intensiv shkoi në 3.208, nga 61 sa ishte një ditë më parë.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Crans-Montana: 38 të lënduar ende duke u trajtuar 38 nga 115 personat e plagosur në katastrofën zvicerane të zjarrit në Crans-Montana ende po trajtohen... -
Një person në Zvicër ka fituar pothuajse 23 milionë franga në Loto -
Zvicër: 15-vjeçari humb jetën nga goditja me tren -
Pranvera në Zvicër, temperaturat deri në 23°C -
Chair nis fluturime të reja verore drejt Spanjës










