Lajme
Francë, 13-vjeçari shqiptar vret babain e tij 33-vjeçar
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e problemeve martesore të çiftit dhe konsumimit të tepërt të alkoolit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, në qytetin Nancy, ku një person u qëllua për vdekje nga një armë e zjarrit, shkruajnë mediat franceze, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se viktima në këtë rast ishte një 33-vjeçar me prejardhje nga Kosova, përcjell tutje albinfo.ch.
Në fillim, mediat në Francë raportuan për këtë rast, duke e shpallur si të dyshuarën kryesore për këtë vrasje partneren e tij, e cila para organeve të drejtësisë kishte dhënë deklarata të paqarta për ngjarjen.
Por, pas një analize, Prokuroria e Republikës së Nancyt të shtunën njoftoi se për këtë vrasje është ndaluar djali 13-vjeçar i tashmë viktimës, raporton “France Bleu”.
Në faktë, referuar mediave franceze, ai dyshohet të ketë vrarë babanë e tij me një plumb në kokë.
Sipas të dhënave fillestare, ngjarja ka ndodhur si pasojë e problemeve martesore të çiftit. I pandehuri, vëllai i tij dhe nëna e tyre i thanë policisë se 33-vjeçari kishte konsumuar shumë alkool atë natë dhe më pas e kishte goditur bashkëshorten e tij.
“Pikërisht në këtë moment djali 13 vjeç, më i madhi nga pesë fëmijët e çiftit, kishte shkuar për të marrë armën e babait të tij. Ka hyrë në kuzhinë ku ishte babai i tij dhe ka shtënë me armë, duke e goditur babanë e tij në kokë”, ka sqaruar François Perain, prokuror i qytetit të Nancyt.
Ndërkohë mediat atje shkruajnë se viktima, që nuk ka pasur precedent të mëhershëm për dhunë, tha prokurori, vdiq po atë ditë në spitalin e Nancyt.
Djali 13 vjeç më pas kishte ikur bashkë me vëllain e tij dhe ishte shëtitur nëpër qytetin Nancy për një kohë në tentim për ta fshehur armën e vrasjes, para se të dorëzoheshin të nesërmen në polici.
Edhe nëna e tyre, që po ashtu gjendej nën masën e ndalimit, ka rrëfyer se djali i saj ishte autori i vrasjes, version ky i konfirmuar edhe nga vajza e tyre 7-vjeçare, e cila kishte qenë po ashtu dëshmitare e ngjarjes.
Të gjithë fëmijët e çiftit janë vënë nën kujdes të përkohshëm. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia















