Lajme
Frauenfeld, Zvicër: Mbrëmje festive në përvjetorin e 21-të të Ansamblit Arbëresha
Në 21 vjetorin e Ansamblit Arbëresha, në Frauenfeld të Zvicrës është organizuar një mbrëmje festive, e shoqëruar me muzikë e valle.
Festa solli në Zvicër një program të pasur artistik, që u prit me shumë entuziazëm.
“Një natë e paharruar, e mbushur me emocion, kulturë dhe traditë! Festuam së bashku 21 vjetorin e Ansamblit Arbëresha, duke sjellë në skenë një program të pasur artistik, që u prit me shumë entuziazëm nga publiku i mrekullueshëm. Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte performanca e Grupit të Fëmijëve, të cilët na dhuruan një valle të bukur me motive nga Shkupi, duke treguar talentin, përkushtimin dhe dashurinë për kulturën tonë. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe për energjinë e jashtëzakonshme që dhuruat! Shpresojmë që këto kujtime të bukura të na shoqërojnë gjithmonë”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Momente nga festa:
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












