Bota
Fshatarët indonezianë kapin një piton gjigant prej 8 metrash
Fshatarët indonezian arritën të kapin një piton gjigant 8 metërsh dhe ta vendosnin në një kafaz. Veorimi u bë në momentin që ai po përpiqej të bënte shtrëngimin e tij vdekjeprurës rreth njërit prej fshatarëve. Kapja e tij është regjistruar në një video e cila është bërë virale në internet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.
Fshatarët fillimisht menduan se gjarpri, i cili ishte duke qëndruar në brigjet e lumit, ishte thjesht ndonjë gjësend i vjetër, para se njëri prej tyre ta prekte dhe ai filloi sulmin e tij.
Në një video të regjistruar në fund të nëntorit, mund të shohim një fshatar në përpjekje për t`u ballfaquar kundër gjarprit gjigand, ndërsa shokët e tij përpiqen ta lirojnë nga shtërngimi i tij vdekjeprurës, njofton Albinfo.ch. Videoja e filmuar nga Ronal Efendi Coto, njëri nga fshatarët, është bërë virale dhe ka arritur më shumë se një milion shikime.
Pas thirrjes për ndihmë dhe zotërimit të gjarprit, fshatarët arritën ta fusnin atë në një kafaz, që tani është duke u ruajtur në fshatin Pucuang Anam, në ishullin e Sumatrës.
Kopshti lokal zoologjik të cilit fshatarët i kërkuan ndihmë, nuk pranoi të intervenonte për pytonin, duke thënë se ishin të stërngarkuar, transmeton Albinfo.ch.
“Tani për tani, jemi duke e mbajtur në kafaz, në mënyrë që njerëzit të mund të vijnë dhe t`ia hedhin një vështrim”, ka thënë Coto Ronal Efendi për Agjencinë AFP, duke vlerësuar gjatësinë e gjarpërit prej tetë metrash.
Pyton është një nga gjarpërinjtë më të gjatë në botë, por rrallë tejkalon gjatësinë prej shtatë metrash, informon Albinfo.ch.
Në arkipelagun e Sulawesit, në muajin qershor të këtij viti, një grua indoneziane ishte gjetur e vdekur në barkun e një pitoni gjigand, të kapur në afërsi të vendit ku gruaja ishte zhdukur, ndërsa ajo po kujdesej për kopshtin e saj.
https://twitter.com/AsiaNews_FR/status/1072473674169663488
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











