CH-Ballkani

Indonezia kundër antarësimit të Kosovës në Interpol

Sekretarja e Shtetit në Ministrisë e Brendshme, Biljana Popoviç Ivkoviç, është takuar sot me ambasadorin e Indonezisë në Beograd, Mohamed Chandra Vidja Juda.

Sekretarja e  Shtetit në Ministri të Brendshme, Biljana Popoviç Ivkoviç , ka folur me ambasadorin indonezian Mohamed Chandra Vidja Jud për përmirësimin e bashkëpunimit policor midis dy vendeve dhe për kërkesën e Kosovës për antarësim në Interpol.

Popoviç ka theksuar se çdo pranim eventual i Kosovës do të ishte politizim i kësaj organizate ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh argumentet e Serbisë në lidhje me pretendimin e Kosovës për antarësim në Interpol, ambasadori i Indonezisë, Mohamed Chandra Vidya Judaai tha se Indonezia do të jetë gjithmonë në anën e drejtësisë dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar, raporton insajderi.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Brendshme  të Serbisë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se numri i turistëve indonezianë në Serbi është rritur që nga pas regjimit pa viza midis dy vendeve, shkruan Danas.

Kosova nuk ka arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që ishte mbajtur në Dubai.