Futboll
FSHF me njoftim të rëndësishëm për tifozët në ndeshjen e ardhshme të Shqipërisë
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen “Shqipëri Ishujt Faroe” në stadiumin “Air Albania” për rregullat.
“FSHF dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”. Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
FSHF falënderon tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i japin gjithmonë ekipit Kombëtar.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë













