Lajme
FSK shpëton një fëmijë dy vjeç në Turqi

Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2 vjeç në Turqi, derisa ende po mundohen ta shpëtojnë edhe nënën e vajzës së vogël, e cila është gjallë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.
Lajmin për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar shef i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi.
“Nga orët e hershme të mëngjesit kontingjenti ynë është kyçur në operacionet e shpëtimit dhe nga informatat e fundit që kemi, këta vetëm se kanë arritur të detektojnë disa nga njerëzit e mbetur nën rrënoja. Detektimi është shumë i rëndësishëm në këso raste, pasi në momentin kur identifikuohet, i mbijetuari mund të nxirët shumë më lehtë”, ka deklaruar Isufi.
Por lajmi më vonë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga FSK përmes një njoftimi për media.
Tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri ka marrë jetën e më shumë se 11 mijë personave.
E-Diaspora
-
Një grua 56-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali Vrasje në familjen shqiptare në Itali...
-
Mërgata shqiptare në SHBA, e gatshme për të ndihmuar Kosovën
-
Inxhinierja Bertila Bruka, pjesë e projektit për të rinj STEM
-
Valle e këngë tradicionale shqipe në koncertin artistik në Gjenevë
-
Ndahet nga jeta artisti Mentor Ejupi, Toro
Jeta në Zvicër
-
Ish-ambasadori zviceran në Ukrainë: Zvicra duhet të lejojë rieksportet e armëve Ish-ambasadori zviceran në Ukrainë beson se Zvicra duhet të lejojë rieksportet e armëve në vendin e...
-
Imazhi i bankave zvicerane ka marrë kuptim jo të mirë
-
Cilat kantone në Zvicër nuk preferohen nga të huajt?
-
5 profesionet që mund t’i bësh në Zvicër pa trajnime e përvojë paraprake
-
Kundërshtohet ndërtimi i marinës në Liqenin e Luzern-it