E-Diaspora
Fundi i trishtë i një gazete zvicerane me ADN ngjyrë portokalli
Me një botim të veçantë prej 64 faqesh dhe një kumtesë mortore të thjeshtë në faqen e parë, gazeta më e madhe në Zvicrën Perëndimore, "Le Matin", ju thotë lamtumirë lexuesve të saj. Një botim i fundit gjatë të shtunës, përplot emocione dhe trishtim.
Nga edicioni i fundit janë shtypur 80.000 kopje, dyfishi i botimit të zakonshëm, ka pohuar për Agjencinë telegrafikë zvicerane SDA, kryeredaktori në largim, Grégoire Nappey. Gazeta lamtumirëse ka 64 faqe dhe do të jetë në dispozicion nëpër qoshqe me çmimin normal të martën tjetër.
Në ballinën e fundit të edicionit të shtypur, është shkruar një kumtesë mortore e thjeshtë, e dekoruar në të zezë dhe të bardhë me emrat e të gjithë të punësuarve “thellësisht të trishtuar” dhe vdekjen e “Le Matin”. Përveç kësaj, të gjitha gazetat e tjera të grupit Tamedia, me iniciativën e “vëllezërve dhe motrave të vogla e kushërinjtë” të shtunën është shfaqur një nekrologji në gazetat e Zvicrës Perëndimore.
“Le Matin” ishte eutanizuar në agimin e 21 korrikut 2018, në moshën 125-vjeçare pa masat lehtësuese të dhimbjeve, thuhet në to. Në vend të luleve, familja e vdekur kërkon që të “paguhet për informacion”. “Le Matin” rrjedhi nga “Tribune de Lausanne”, e cila u themelua në vitin 1893.
Çdokush që shfleton përmes edicionit të fundit të “Le Matin”, mund të vërejë se në te përmblidhen përsëri të gjitha fushat që janë të rëndësishme për realizimin e një gazete të shtypur: Prodhimi, titulli gazetës, shërbimi i fotografive, departamenti grafik, automjeteve, qoshku dhe gazetarët.
Në 64 faqe, redaktorët i ofrojnë lexuesve të tyre risitë e fundit, zbulimet dhe artikujt e tyre të fundit. Redaktorët shkruajnë për ngjarjet e përditshme dhe të jashtëzakonshme, shpjegojnë ADN-në e portokalltë të gazetës më të madhe të përditshme në Zvicrën Perëndimore dhe raportojnë për takime të paharrueshme.
Krijuesit edhe njëherë e heqin kapelen për lexuesit e tyre. Edhe pse “Le Matin” në të ardhmen do të jetë vetëm në formë dixhitale, stafi ka kërkuar që të ruaj frymën e vjetër të gazetës, shkruan kryeredaktori i ri i përgjithshëm Laurent Siebenmann. Ndalimi i botimit të shtypur, bazohet në një vendim të shtëpisë botuese Tamedia, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Në dhejtë vitet e fundit ishin regjistruar 34 milionë franga humbje, për shpenzimet e shtypura të “Le Matin”, gjë me të cilën është arsyetuar përgjegjësi. Grupi i medias me seli në Cyrih, në të ardhmen do të mbështesë ekskluzivisht një “lloj solid dixhital”. Ai gjithashtu përfundoi njëanshmërisht procesin e ndërmjetësimit me partnerët social të enjten, duke shkaktuar reagime të dhunshme nga qeveritë kantonale dhe sindikatat.
Fundi i “Le Matin” është paraqitur të shtunën nëpër të gjitha gazetat e përditshme të Zvicrës Perëndimore me rezonancë të madhe në theksime të ndryshme. Fundi i kësaj gazete është një keqardhje e madhe për të gjithë Romandinë, është titulli në “Le Temps”. Sipas “24 heures” në nënyrë të famshme dhe të pacipë, “Le Matin” i ka dhënë peisazhit mediatik zviceran një fytyrë. Megjithëse “Le Matin” hap një kapitull të ri, por peisazhi mediatik mbetet i gjallë, thuhet në “Tribune de Genève”.
Më pak fjalë kanë shkruar gazetat në Zvicrën gjermanofolëse. NZZ shkruan për një “fund të trazuar” të gazetës së përditshme. Gjithashtu në fletët e Tamedia, fundi i “Le Matin” është përshkruar në disa seksione.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka ripostuar një mesazh të Kryeministrit shqiptar Edi Rama në rrjetet... -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA
Jeta në Zvicër
-
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës Teleferikët në rajonin e Fribourg po njohin një rritje të ndjeshme të interesit, veçanërisht gjatë sezonit... -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para











