Lajme
Bie fuqia blerëse e familjeve zvicerane
Një familje me dy fëmijë rrezikon 'të humbasë' më shumë se 3000 franga mesatarisht gjatë një viti,
Raportohet se një familje me dy fëmijë rrezikon ‘të humbasë’ më shumë se 3000 franga mesatarisht gjatë një viti, sipas përllogaritjes së Sindikatës Zvicerane (USS), njofton albinfo.ch.
Për një person të vetëm, humbja do të shkonte në 1600 franga.
Thuhet se kjo rënie e fuqisë blerëse mund t’i fajësohet rritjes prej 8 deri në 10 për qind të primeve shëndetësore, si dhe çmimeve më të larta të energjisë dhe inflacionit, tha presidenti i USS, Pierre-Yves Maillard.
“Klasa e mesme dhe familjet me të ardhura të ulëta ka të ngjarë të vuajnë” më së shumti, tha ai, duke shtuar se subvencionet që u paguhen njerëzve në nevojë do të duhet të rriten me 10 për qind, në mënyrë që të kompensohen humbjet.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? Me verën, ekskursionet dhe takimet me gjarpërinjtë shtohen. Ja si t’i dalloni speciet helmuese, të parandaloni... -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit












