Integrimi
Futbolli, integrim me identitet
Shaqiri është idhull për shumë “secondos” dhe shembull se si integrimi i suksesshëm shoqëror është i mundur, pa pasur nevojë të mohohet prejardhja Sporti, është rrugë për dëshmimin e vetes por ai mund të shfrytëzohet edhe për identifikim të masave me kolektivitetin, të shumtën me kombin. Duke kaluar përmasat normale, ai bëhet kështu si një […]
Shaqiri është idhull për shumë “secondos” dhe shembull se si integrimi i suksesshëm shoqëror është i mundur, pa pasur nevojë të mohohet prejardhja
Sporti, është rrugë për dëshmimin e vetes por ai mund të shfrytëzohet edhe për identifikim të masave me kolektivitetin, të shumtën me kombin. Duke kaluar përmasat normale, ai bëhet kështu si një “armë” në duart e nacionalizmave. Këtë fenomen e rrah Andreas Ernst, korrespondenti i “NZZ am Sonntag” për Ballkan, në intervistën e tij me futbollistin Ivan Ergic, serb me prejardhje nga Kroacia, i njohur për angazhimin e tij disa vjeçar si futbollist në FC Basel.
“Ivan Ergic, lojtar me top koke”, e titullon Ernst intervistën, duke vënë theksin në faktin e rrallë që ky futbollist ka interesime shumë më të gjera se sporti dhe futbolli. Ai mendon me kokë të vet dhe ka qëndrimet e tij edhe për çështje nga sfera e politikës dhe shoqërisë. Ergic në intervistë shpalos qëndrimet e tij lidhur me luftën në ish Jugosllavi, lidhur me vlerësimin që sipas tij i është bërë sportit në ish shtetin ku ai është lindur, bën krahasime të shoqërisë në sistemin e atëhershëm me këtë të sotmin etj.
Ai flet për manipulimin e nacionalizmit me futbollin si sport më i popullarizuar dhe për huliganizmin shumë të shprehur në futbollin e vendeve të Ballkanit. Ergic bën fjalë edhe për fëmijërinë e hershme të tij si “pionier i Titos”, ndërsa në sfondin e dhomës ku është bërë intervista, shihet punimi “Transition” i artistit shqiptar Erzen Shkolollit, aktualisht drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës.
Duke u marrë me futbollin si një fenomen që shkon përtej sportit, Ernst merr edhe shembullin e futbollistit të suksesshëm shqiptar, bashkëlojtar më i ri i Ergicit në FC Basel, Xherdan Shaqiri.
“Futbolli është më tepër se futboll” – kjo fjali gjen vërtetimin e saj sapo të kujtosh një “koleg skuadre” të Ergicit: Xherdan Shaqirin. “Ai luan me shumë sukses për FC Basel dhe për kombëtaren e Zvicrës ndërsa, nga portali informativ i shqiptarëve të Zvicrës albinfo.ch është zgjedhur “personalitet i vitit”. Me këtë zgjedhje, albinfo.ch ka pasur për qëllim më shumë se sa vetëm vlerësimin e një sportisti. Shaqiri është idhull për shumë “secondos” dhe shembull për atë se integrimi i suksesshüem shoqëror është i mundur, pa pasur nevojë të mohohet prejardhja”, përfundon shkrimi.
http://balkan.blog.nzz.ch/2012/01/11/ivan-ergic-kopf-ballspieler/
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, do të jetë në Toronto në kuadër të aktiviteteve...
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e shkëmbinjve në Brienz: A ekziston një kërcënim? Fshati malor Graubünden i Brienz ishte jashtëzakonisht me fat gjatë rrëshqitjes së dheut në verën e...
-
Gotthard, mbi 20 kilometra bllokime trafiku
-
Zvicër: Rastet e kollës te fëmijët, shumë të shpeshta
-
A do të largohet selia e FIFA-s nga Zvicra?
-
Shqetësime për planet zvicerane të transportit nëntokësor të mallrave