Sport
Futbollistët dhanë maksimumin në fushë
Edhe pse humbën me rezultat 3:0, angazhimi i futbollistëve kosovarë nuk mungoi, ndërsa në disa raste edhe fati ia ktheu punën
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se nuk kishin fat ndaj Ukrainës, një skuadër shumë e fortë, shkruan albinfo.ch.
“Ka qenë një lojë e mirë e jona. Nuk patëm fat. Miloti kishte shans për të shënuar pastaj ata na ndëshkuan. Pas shtyllës së Bernard Berishës prapë na ndëshkuan. Kundërshtarëve nuk u nevojitën shumë raste për të na ndëshkuar. Mund të them se nuk patëm fat. Kemi qenë më të organizuar në mbrojtje, e dinim që goli i parë do të ishte domethënës. Luajtëm të disiplinuar, jemi munduar të jemi të drejtpërdrejtë me Muriqin. Kjo është eksperiencë e re për ne. Dy ndeshje me Kroacinë dhe Ukrainën ishin shumë e vështirë. Sapo kemi nisur rrugën tonë, është reale që të ndodhin këto rezultate. Më gëzon fakti që krijojmë raste, 7 kundër Kroacisë por edhe ndaj Ukrainës”, theksoi trajneri i Kosovës.
Ndërkohë, mbrojtësi Amir Rrahmani u shpreh se kishin disa raste, por nuk i konkretizuan. “Pjesa e parë ishte e mirë, e dinim që do të ishte ndeshje e vështirë. Ishte një goditje që na dënoi, teksa një aksion më parë Rashica kishte mundësi për të shënuar. Jemi ekip i vogël duhet t’i shfrytëzojmë rastet. Edhe te goli i dytë ne kishim mundësi për të shënuar, ndoshta ishim të pafat. Gjuajtjet nga larg na ndëshkuan”, deklaroi Rrahmani.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













