Futboll
Futbollistja gjermane, me furgon në Londër
“Kam kaluar 16 orë në timon dhe ishte përvojë e mirë. Shumë njerëz më ndaluan dhe më pyetën se çka po ndodh”, ka shtuar Kemme. 26-vjeçarja iu bashkua Arsenalit në korrik të këtij viti.
Futbollistja gjermane e Arsenalit, Tabea Kemme, ka rrëfyer për përvojën e saj me furgonin që e solli në kryeqytetin britanik nga Gjermania. Kemme ka thënë se ka qenë ëndërr e saj që një ditë ta ketë në posedim një furgon të tillë, i cili shërben edhe për kampe pushimi. “Ideja më erdhi kur ishim në Lojërat Olimpike në Rio dhe çdo i treti udhërrëfyes posedonte një furgon të tillë. Vendosa ta blija një të tillë, ngase ne ishim në finale. E kur e fituam medaljen e artë, mezi prisja ta kisha në posedim këtë furgon”, ka thënë Kemme. Futbollistja e talentuar gjermane ka thënë se distanca e përshkuar prej 1,200 kilometrave nuk ishte bezdisëse.
“Kam kaluar 16 orë në timon dhe ishte përvojë e mirë. Shumë njerëz më ndaluan dhe më pyetën se çka po ndodh”, ka shtuar Kemme. 26-vjeçarja iu bashkua Arsenalit në korrik të këtij viti.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë










