Kosova
G7 kërkon ndryshimin e teksteve të Edukatës qytetare
"Në Kosovë gjeneratat e reja përmes teksteve shkollore të Edukatës qytetare edukohen se fuqizimi ekonomik është jo i domosdoshëm dhe është shkaktar kryesor i prishjes së familjes, e cila ka ndikuar edhe në shtimin e numrit të shkurorëzimeve"
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës-G7 shpreh shqetësimin e saj ndaj mënyrës së edukimit të brezave të rinj lidhur me fuqizimin ekonomik të gruas përmes teksteve shkollore të Edukatës qytetare. Kjo OJQ thotë se përderisa fuqizimi ekonomik i gruas në botë vlerësohet si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik, në Kosovë gjeneratat e reja përmes teksteve shkollore të Edukatës qytetare edukohen se fuqizimi ekonomik është jo i domosdoshëm dhe është shkaktar kryesor i prishjes së familjes, e cila ka ndikuar edhe në shtimin e numrit të shkurorëzimeve.
“G7 konsideron që ky mesazh dhe kjo mënyrë e të edukuarit përmes teksteve shkollore të Edukatës qytetare është në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut si dhe barazisë gjinore. G7 vlerëson që fuqizimin ekonomik i gruas është e drejtë parësore dhe fuqizim i shoqërisë, është investim i të ardhmes, rrugë për zhvillim ekonomik si dhe garantues i prosperitetit të vendit.
Kërkojmë nga Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë që të bëjë rishikimin e teksteve shkollore si dhe plan-programit mësimor të lëndës së Edukatës qytetare, të cilat janë në kundërshtim të plotë me parimet themelore të të drejtave të njeriut si dhe barazisë gjinore, duke dhënë mesazh dhe perceptim të gabuar mbi fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













