Lajme
G7 vendos objektiva të rëndësishëm për energjinë e rinovueshme
Grupi i shtatë vendeve më të pasura të botës ka vëndosur objektiva të reja të përbashkëta për prodhimin e energjisë elektrike nga era dhe rrezet diellore. Vendet e G-7 u pajtuan të përshpejtojnë zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe kalimin sa më të shpejtë nga shfrytëzimi i burimeve fosile.
Megjithatë, ministrat e mbledhur në Japoni, nuk ranë dakord që viti 2030 të jetë afati për heqjen dorë gradualisht nga përdorimi i qymyrit, i kërkuar nga Kanadaja dhe disa shtete të tjera. Zyrtarët u pajtuan që të vazhdojnë investimet në industrinë e gazit, duke thënë se ky sektor mund të ndihmojë në adresimin e mungesave të mundshme të energjisë.
Takimi dyditor i ministrave të vendeve të G-7 në Japoni i dha fund punimeve të dielën. Burimet e energjisë së rinovueshme dhe siguria energjitike kanë marrë një rëndësi të veçantë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.
Përmes një deklerate të përbashkët, vendet anëtare u zotuan që të rrisin kolektivisht prodhimin e energjisë nga era me 150 gigavat deri në vitin 2030 dhe më shumë se 1 teravat energjinë e përftuar nga rrezet e diellit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











