Lajme
Galatasaray prapë kërkon Shaqirin
Galatasaray e ka rikthyer interesimin për Xherdan Shaqirin. Gjiganti turk e kishte kërkuar mesfushorin kosovar edhe disa vjet më parë, ndërsa tash synon ta shfrytëzojë pakënaqësinë e përfaqësuesit zviceran tek “Reds”, ku ka përfunduar në bankinë.
Galatasaray e kishte kërkuar me ngulm disa vjet më parë Xherdan Shaqirin, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, futbollisti kosovar kishte preferuar të transferohej në klube të tjera.
Megjithatë, gjiganti turk nuk është dorëzuar ende për transferimin e përfaqësuesit zviceran.
Shaqiri aktualisht është i pakënaqur me situatën e tij në Liverpool, ku ka përfunduar në bankinë qe një vit.
Prandaj, mesfushori kosovar mund të largohet nga “Anfield Road” gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dhe, klubi nga Stambolli është i gatshëm ta bëjë një ofertë të kënaqshme për “Reds” që t’ia shesin futbollistin anësor.
Sipas mediave turke, kontaktet në mes të klubeve nuk kanë nisur ende, por ato mund të fillojnë në javët në vazhdim, pak para fillimit të afatit kalimtar të janarit.
Për Shaqirin po ashtu flitet se mund të rikthehet në futbollin italian, ku kishte luajtur për Interin.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Sezoni i polenit është afër në Zvicër Sezoni i polenit është gati të fillojë në Zvicër. Sapo dielli të rifitojë vendin e tij... -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare












