Kosova
Ganiu i reagon Pendarovskit: Rruga “Adem Demaçi”, e emërtuar sipas ligjit
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për rrugën “Adem Demaçi” në Shkup, duke njoftuar se emërtimi i kësaj rruge i përmbush të gjitha rregullat ligjore dhe është vendosur me shumicë votash në Kuvendin Komunal të Çairit, teksa shtoi se kjo rrugë tashmë është edhe në gazetën zyrtare, raporton RTK, përcjell albinfo.ch.
Sipas Ganiut, deklarata e presidentit Pendarovski është e pakuptimtë dhe e pabazë.
“Kjo për arsye se aktivitetin që e kemi mbajtur për përurimin e rrugës ‘Adem Demaçi’, nuk e kemi vendosur në të zezë, por sot ai emër është në gazetën zyrtare. Të gjitha procedurat i ka kaluar. Po të doni, mund të hyni edhe në Googlemap dhe ta kërkoni që ajo rrugë është me emrin e Adem Demaçit”, deklaroi ai.
Reagimi i Ganiut vjen menjëherë pas deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, se riemërtimi i rrugës “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike.
Ndërkaq kryetari i Çairit, Visar Ganiu, thotë se të gjitha procedurat paraprake janë konform ligjit për emërtimin e rrugëve, që me maturi komuna i ka respektuar, duke kaluar edhe në Këshillin Komunal dhe në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
“Kurse, nga ana tjetër, na çuditë fakti që pothuajse të gjitha partitë kanë reaguar për emërtimin e asaj rruge. Pretendojmë që jemi rrugës për Evropë dhe duhet t’i përmbushim të gjitha standardet evropiane. E në anën tjetër, harrojmë se Parlamenti Evropian vetë Adem Demaçit i ka dhënë çmimin Saharov për paqe”, ka thënë Ganiu.
Kryetari i Çairit ka shtuar se me këto reagime e me këtë mllef, nuk di se ku është nisur Maqedonia e Veriut.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut, më i pastërti në Evropë Dhjetë aeroportet më të pastra në botë...
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich