Kosova
GAP: “Kosova e Re” do të rrisë çmimin e rrymës për 44%
"Me ndërtimin e TC “Kosova e Re” çmimi i cili paguhet nga konsumatorët fundorë do të pësojë një ngritje kumulative prej 44 për qind në krahasim me çmimin aktual"
Instituti GAP ka prezantuar analizën “Ndikimi i termocentralit “Kosova e Re” në faturat e energjisë”. Agron Demi, analist i politikave në Institutin GAP, theksoi se propozimi fillestar për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova C’ u paraqit në vitin 2005, ku me Strategjinë e Energjisë (2005-2015), Qeveria e Kosovës planifikoi ndërtimin e një termocentrali me kapacitet 2,100 MW dhe një kosto prej 3.5 miliardë euro.
Me ndryshimet në qeverisje në fund të 2008, projekti për termocentralin e ri u ndryshua, si për nga emërtimi, i cili filloi të quhej “Kosova e Re”, ashtu edhe për nga kapaciteti energjetik. Ai gjithashtu theksoi se ndërtimi i ‘Kosovës së Re’ është projekt i cili ka ndikim të gjithanshëm në ekonomi.
Blend Hyseni, hulumtues në Institutin GAP, theksoi se për të paraqitur ndikimin e kostos së termocentralit “Kosova e Re” në çmimet e energjisë elektrike me shumicë si dhe tarifat e konsumatorëve fundorë, kjo analizë merr për bazë të dhënat e publikuara në Kontratë, si dhe të dhënat e tregut të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
“Pasi që raporti financiar i kontratës ende nuk është finalizuar, kalkulimi i saktë i çmimit të energjisë elektrike me hyrjen në operim të TC “Kosova e Re” është i vështirë. Megjithatë, marrë parasysh disa parametra të ofruara në kontratë, ndryshimet e mundshme në raportin financiar nuk do të kenë ndikim të madh në çmimin e energjisë elektrike.
Sipas tij, me ndërtimin e TC “Kosova e Re” çmimi i cili paguhet nga konsumatorët fundorë do të pësojë një ngritje kumulative prej 44 për qind në krahasim me çmimin aktual. Ndërsa çmimi mesatar me shumicë do të rritet në rreth 61.4€/MWh apo rreth 86% rritje kumulative në krahasim me çmimin aktual”, ka thwnw ai.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë EES ka regjistruar mbi 108 milionë hyrje dhe dalje të shtetasve jashtë BE-së, ndërsa mijëra persona... -
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel












