Sport
Gashi fiton tjera çmime në Amerikë
Sulmuesi shqiptar ka fituar çmimin për golin më të bukur në ligë, si dhe golin më të bukur të vitit në klubin e tij, që janë dy gola të ndryshëm
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka pasur një sezon të shkëlqyer me Colorado Rapids, shkruan albinfo.ch.
Ai në këtë sezon ka shënuar disa gola të jashtëzakonshëm, kurse dy prej tyre janë përzgjedhur si më të mirat.
Sulmuesi shqiptar ka fituar çmimin për golin më të bukur në ligë, si dhe golin më të bukur të vitit në klubin e tij, që janë dy gola të ndryshëm.
Goli i vitit në MLS është shpallur gjuajtja e lirë ndaj Vancouver Whitecaps FC, kurse goli i vitit i përzgjedhur nga ana e fansave të Colorado Rapids është goditja e bukur jashtë zonës së rreptësisë ndaj LA Galaxy. Ai në këtë sezon ka shënuar nëntë gola në sezonin e rregullt, dhe një në “playoff”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut











