CH-Ballkani
Gashi-Majko: Dy qeveri, një diasporë shqiptare
Ministri kosovar i Diasporës, Dardan Gashi, ditën e dytë të vizitës në Shqipëri është pritur nga homologu i tij, Pandeli Majko, me të cilin kanë diskutuar për detyrimet që kanë karshi diasporës, si dhe për projektet që dy Ministritë do t’i udhëheqin në të ardhmen në të mirë të diasporës shqiptare.
Në njoftimin për media thuhet se të dy janë dakorduar që diaspora shqiptare është unike dhe e pandarë, potenciali i së cilës duhet të promovohet si dhe të shërbejë në avancimin e bashkëpunimit të mëtejmë mes institucioneve, përcjell albinfo.ch.
“Jemi dy shtete që përfaqësojmë një diasporë. Duke thënë këtë, dihet që organizimi i diasporës bëhet bashkë, pavarësisht prejardhjes dhe ky organizim ka rezultuar me një migracion shumë të suksesshëm”, ka thënë Majko.
Ndërsa Gashi ka thënë se të dy i presin shumë punë së bashku. Gjatë takimit u diskutua edhe për tri marrëveshjet që presin të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive më 27 nëntor në Korçë, për bashkëpunim në fushën e diasporës dhe migracionit.
E-Diaspora
-
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens Ai thekson se ky mandat i dytë përbën një përgjegjësi edhe më të madhe për të... -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Gjermani
Shtatë kompani nga Kosova marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Gjermani
Platformat gjermane të udhëtimeve korrigjojnë emrin e Prishtinës pas reagimeve -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Sportet dimërore i mbajnë helikopterët të zënë Lëndimet nga sportet dimërore po i mbajnë të zënë ekipet e helikopterëve të emergjencës. Kompania e... -
Radarët në rrugët e Zvicrës: bankomat për shtetin apo shpëtim jete? -
Valais ofron udhëtime falas me tren për turistët -
Ndërtimet e pakta dhe imigrimi rrisin presionin mbi tregun e banesave në Zvicër -
Sa është rritur çmimi i benzinës në Zvicër?












