Sport
Gashi ndër më të paguarit në Amerikë
Shkëlzen Gashi fiton plot 1.668 milion dollarë, duke u renditur i 14-ti në Ligën Amerikane
Futbolli amerikan çdo ditë e më shumë po merr yje nga futbolli evropian dhe arsyeja është e thjeshtë, pasi po i paguan më shumë, sidomos kur janë në një moshë që nuk mund të luajnë në nivelin më të lartë.
Gazeta amerikane “The Washington Post” ka publikuar listën me 25 futbollistët më të paguar në Major League Soccer, sipas të dhënave nga shoqata e futbollistëve.
Sipas të dhënave të publikuara, gjashtë prej ekipeve të MLS nuk kanë asnjë futbollist që të fitojë 1 milion dollar ose më shumë: FC Dallas, D.C. United, Houston Dynamo, Sporting Kansas City, New York Red Bulls, Philadelphia Union.
Vetëm 23 janë futbollistët në MLS që fitojnë të paktën 1 milion euro në vit, ndërsa 40 të tjerë fitojnë mes 500 000-999 999 dollarë. Janë fiks 220 futbollistë që fitojnë mes $50,000 dhe $99,999.
Por, një shqiptar është ndër më të paguarit. Bëhet fjalë për Shkëlzen Gashin. I transferuar nga Basel te Colorado Rapids gjatë dimrit, ai fiton plot 1.668 milion dollarë, duke u renditur i 14-ti, përkrah lojtarëve si Kaka që kryeson listën dhe më pas me radhë, Giovinco, Gerrard, Lampard, Pirlo, Villa, Howard, Drogba e të tjerë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












