Lajme
Cila është marrëveshja “sekrete” e sulmuesit Shkëlzen Gashi?
Pas shumë kohësh në hije, emri i Shkëlzen Gashit del sërish në dritë. Këtë herë janë mediat zviceriane që bëjnë fakt të kryer kalimin e sulmuesit shqiptar në radhët e Aarau. Marrëveshja mes Gashit dhe klubit helvet është arritur që në merkaton e verës, por ka qenë vetë futbollisti shqiptar që ka zgjedhur të mos hedhë firmën në kontratë, pasi një gjë e tillë do t’i hiqte nga duart një shumë të majme parash, shkruan zëri, përcjell albinfo.ch.
Kështu, lojtari vendosi të qendronte deri në janar te ekipi i Colorado Rapids në SHBA, në mënyrë që të dërgonte në xhepin e tij paratë që i siguronte kontrata me klubin amerikan.
Ndërkohë, Aarau momentalisht luan në Challenge League në Zvicër, ku janë duke kaluar një periudhë të vështirë dhe renditen në vendin e 7 me 10 pikë diferencë nga Lausanne e vendit të parë. Por, në mediat helvete besojnë se një emër si Gashi do i japë një tjetër fytyrë ekipit të tij të ri.
E vetmja gjë që sulmuesi shqiptar duhet të bëjë deri në janar është që diferenca mes Aaraut dhe ekipeve të kreut të mos jetë e madhe, në mënyrë që të mbetet gjallë mundësia për t’u ngjitur në elitë.
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Cilat kantone në Zvicër natyralizojnë më shumë banorë të huaj? Shifrat e fundit mbi numrin e njerëzve që fitojnë nënshtetësinë zvicerane kanë zbuluar kantonet zvicerane që...
-
Alpet Zvicerane, një thesar i ri për zhvilluesit e pasurive të paluajtshme
-
Fqinjët e Zvicrës “nuk janë model” në politikën fiskale, thotë ministrja e financave
-
Bazel: Eurovisoni po kërkon 700 vullnetarë
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje