Kosova
Gati abetarja e unifikuar, publikohet pamja e saj
Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri ka filluar të shpërndahet këtë vit në të gjitha shkollat e Kosovës e Shqipërisë.
Nga shtëpia botuese thonë se Abetarja e përbashkët është gati dhe e njëjta ka filluar të shpërndahet sot, ndonëse gjatë dy ditëve të fundit, RTK nga shumë burime, ka bërë përpjekje të mësojë se deri ku ka mbërritur procesi i përgatitjes së saj.
Megjithatë, nga kjo shtëpi botuese thonë se fillimisht e njëjta ka nisur të shpërndahet në shkollat e fshatrave të vendit.
Sipas kësaj shtëpie botuese, Abetarja e përbashkët do të shpërndahet gjatë fundjavës në shkollat e kryeqytetit.
Sqarimi i kësaj shtëpie botuese, e cila krahas asaj “Pegi” në Tiranë janë fituese për shtypjen e Abetares, erdhi pas lajmit të publikuar se Abetarja e përbashkët nuk është shpërndarë, e për më tepër, nuk dihet as pamja e saj.
Ndërkohë, Edona Kutleshi nga Zyra për Informim në Ministrinë e Arsimit, nëpërmjet telefonit tha se shpërndarja e Abetares nëpër shkolla është duke u jetësuar.
Megjithatë, nga MASHT-i nuk kanë dhënë informacione se në cilat shkolla apo në cilat komuna është duke u shpërndarë Abetarja e re.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit












