Kosova
Gazeta gjermane: Manastiri i Deçanit pritet t’i hapë rrugë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Sot, gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka publikuar një artikull rreth vendimit të fundit për çështjen e pronave të Manastirit të Deçanit, përcjell albinfo.ch.
FAZ shkruan se në një konflikt që zgjati prej më shumë se një dekade për pronën e një manastiri ortodoks serb në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka ndërhyrë në favor të murgjve.
“Në qendër të këtij konflikti ishin 24 hektarë pyll dhe tokë bujqësore në afërsi të Manastirit të Deçanit, në Kosovën perëndimore. Tokat i takonin Manastirit sipas disa vendimeve të gjykatave të larta të drejtësisë kosovare. Por, megjithëse Gjykata Supreme (2009) dhe Gjykata Kushtetuese (2016) kishin konfirmuar pretendimin e Manastirit për tokën, Zyra e Kadastrës nuk pranoi të bënte regjistrimet e tokës në favor të kishës për arsye politike”, shkruan e përditshmja gjermane.
Sipas FAZ, mospërfillja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese gjatë këtyre viteve ka penguar shanset e suksesit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të cilin e kishte dorëzuar në maj të vitit 2022, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi Këshillin e Evropës se Zyra e Kadastrës, me udhëzim të qeverisë, kishte bërë regjistrimet e tokës në favor të manastirit.
FAZ shkruan se në të njëjtën kohë, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg i dërgoi Këshillit të Evropës një kopje të certifikatave të reja të kadastrit.
“Pritet që Asambleja Parlamentare i Këshillit të Evropës të votojë tani për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse kjo ndodh, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës mund të marrë vendimin përfundimtar për pranimin”, shkruan gazeta gjermane.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të qartë të mërkurën se pa ndërhyrjen në favor të manastirit, Kosovës do t’i ishte bllokuar rruga për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës, edhe pse ai ende e konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese si “të çuditshëm dhe të pajustifikueshëm”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar









