Bota
Gazeta gjermane: Serbia është më antiperëndimorja, s’e meriton BE-në
Në prag të samitit të Berlinit, një gazetë gjermane shkruan se vendet e Ballkanit nuk janë gati për të nisur negociatat e anëtarësimit. Më shumë se kushdo tjetër, vendi që sipas së gazetës nuk meriton anëtarësimin është Serbia, ku dominon një frymë e theksuar anti-BE dhe proruse.
Shtetet e Ballkanit meritojnë mbështetje, por integrimi i mëtejshëm i tyre në BE do të ishte një sinjal i gabuar. Kështu thuhet në një shkrim analitik të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Sontaggszeitsung”, sipas të cilës me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Kosova nuk janë gati për t’u afruar më tej me Unionin.
Për Maqedoninë e Veriut, që ka një qeveri reformatore që për hir të së ardhmes ka bërë kompromise të guximshme, gazeta vlerëson se hapja e negociatave të anëtarësimit do të ishte mirënjohja e duhur për guximin e treguar.
Por vendi që sipas së përjavshmes gjermane nuk e meriton më shumë anëtarësimin në BE është Serbia, ku pjesa dërrmuese e popullsisë është antieuropiane dhe proruse. Sipas gazetës, në Serbi vetëm 29 për qind e popullsisë janë pro-BE-së, ndryshe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ku mbështetja për Unionin llogaritet në 83, 84 dhe 59 për qind.
“Frankfurter Allgemeine Sontaggszeitsung” vë në dukje edhe politikat e presidentit Aleksandër Vuçiç, që nga njëra anë thotë se do të anëtarësojë vendin në BE dhe, nga ana tjetër me fushatë kundër BE-së erdhi në pushtet dhe mban pushtetin.
Gazeta e vë theksin edhe tek mediat serbe të afërta me Vuçiçin, si televizioni “Pink” dhe e përditshmja “Informer”, të cilat ndërmarrin fushata dezinformimi sikur BE do të organizojë luftëra ndaj Serbisë dhe se po të mos ishte Vuçiç dhe Rusia e Vladimir Putin, Serbia do të merrte fund.
“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të ishte një argument vendimtar kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Përse t’i dhurohet anëtarësimi një shteti ku urrejtja ndaj BE-së është instrument për sigurimin e pushtetit?”, shkruan gazeta gjermane. Sipas saj, në Bruksel duhet thënë: “Serbia është pjesë e Europës, por nuk e ka vendin në BE. Të paktën jo sot dhe as nesër”, shkruan abcnews, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











