Lajme
George Bush: Nuk duhet ta tolerojmë Putinin
Edhe ish-Presidenti amerikan, George Bush, ka reaguar pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë, duke e quajtur presidentin Putin autoritar dhe bullizues që s’duhet toleruar, përcjell albinfo.ch.
George Bush ka thënë se Ukraina është shtet mik i SHBA-së dhe meriton mbështetjen e plotë gjatë kësaj kohe të vështirë.
“SuImi i Rusisë ndaj Ukrainës përbën krizën më të rëndë të sigurisë në kontinentin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.
Unë i bashkohem komunitetit ndërkombëtar në dënimin e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Vladimir Putin.
Qeveria dhe populli amerikan duhet të solidarizohen me Ukrainën dhe popullin ukrainas, derisa ata kërkojnë lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre.
Ne nuk mund të tolerojmë bullizmin autoritar dhe rrezikun që paraqet Putin.
Ukraina është miku dhe aleati ynë demokratik dhe meriton mbështetjen tonë të plotë gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka deklaruar Bush.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e saj më të mëdha në veçanti, janë... -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut












