Shqipëria
Gjatë vitit të kaluar Gjermania ka lëshuar 3500 viza pune për shqiptarët
Në Qendrën Goethe të gjermanishtes në Tiranë, partnere e Institutit Goethe, është rritur me ritme të shpejta kërkesa për të mësuar gjuhën gjermane
Ambasada gjermane në Tiranë gjatë vitit të kaluar ka dhënë viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria. Shteti gjerman duket se është vendi më i preferuar për rininë e Shqipërisë, e sidomos ata të diplomuar në mjekësi.
Në Qendrën Goethe të gjermanishtes në Tiranë, partnere e Institutit Goethe, është rritur me ritme të shpejta kërkesa për të mësuar gjuhën gjermane.
Drejtoresha e kësaj qendre, Petra Behlke-Campos, ka thënë për DW se numri i kursantëve është dyfishuar që nga viti 2013 , kurse numri i pjesëmarrësve në provime është trefishuar.
Ligji gjerman, që hyri në fuqi në janar të vitit 2016, sipas të cilit qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të marrin leje qëndrimi për të punuar dhe jetuar legalisht në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune me një kompani private apo strukturë publike, hapi mundësi të mëdha për të emigruar në Gjermani. Efekti i tij i menjëhershëm është rritja e jashtëzakonshme e kërkesave për të mësuar gjermanishten si një parakusht për të siguruar një kontratë pune.
Ligji i sipërpërmendur, i shoqëruar me njoftime në mediat gjermane për vende të lira pune, sidomos për mjekë dhe infermierë, po ushqejnë te rinia shqiptare e diplomuar në mjekësi dëshirën për të emigruar dhe punuar në Gjermani.
Johan Haviari nga Tirana është diplomuar në Universitetin katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ka studiuar atje për 6 vjet. “Pres të jap provimin e gjuhës gjermane në janar dhe të aplikoj për të bërë specializimin në kirurgji të përgjithshme në Këln. Për mua sistemi shëndetësor në Shqipëri është i pareformuar”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











