Futboll
Gjendet aeroplani i futbollistit të zhdukur Emiliano Sala
Në kërkimet për gjetjen e avionit dhanë kontributin e tyre 4.500 persona, mes të cilëve kishte edhe një sërë futbollistësh me emër, duke grumbulluar në total 300 mijë euro
Aeroplani me të cilin udhëtonte Emiliano Sala, nga Nantes në drejtim të Uellsit, është gjendur në fund të detit në kanalin e La Manshit.
Lajmin e konfirmoi një zëdhënëse e degës së hetimeve të aksidenteve ajrore në Britaninë e Madhe, për AFP-në, duke shtuar se do të ketë edhe një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë ngjarje.
Aeroplani, me të cilin Sala dhe piloti Dave Ibston po udhëtonin drejt Kardifit, ishte i tipit “Piper PA 46” dhe u zhduk nga radarët mbrëmjen e 21 janarit, pikërisht mbi kanalin e La Manshit, transmeton TCH.
Kërkimet për futbollistin vijuan prej ditësh, për t’u pezulluar më pas nga autoritetet britanike, ndërkohë që familjarët i vijuan ato.
Së fundmi, në brigjet franceze u gjetën disa pjesë që u menduan se ishin të atij aeroplani, që pas më shumë se 10 ditësh u gjet më në fund.
Në kërkimet për gjetjen e avionit dhanë kontributin e tyre 4.500 persona, mes të cilëve kishte edhe një sërë futbollistësh me emër, duke grumbulluar në total 300 mijë euro, përcjell albinfo.ch.
Emiliano Sala la skuadrën e Nantes për të shkuar te Cardiff City, me klubin uellsian që pagoi 17 milionë euro për kartonin e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













