Lajme
Gjendet i vdekur autori i masakrës në Kaliforni
Policia e Kalifornisë ka identifikuar personin e armatosur, i cili dyshohet për vrasjen e 10 personave në një pistë vallëzimi pranë Los Anxhelosit. Ai është 72-vjeçari Huu Can Tran, 72 vjeç, i cili pas kryerjes së tragjedisë u gjet i vdekur në furgonin e bardhë me të cilin u largua.
72-vjeçari kishte një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri dhe u deklarua i vdekur në vendngjarje, tha sherifi Robert Luna.
Ngjarja e rëndë ndodhi teksa festimet për Vitin e Ri Hënor ishin duke u zhvilluar në Monterey Park, i njohur për popullsinë e tij të madhe aziatike.
Policia ende nuk ka asnjë informacion mbi motivet që mund ta kenë çuar të moshuarin në kryerjen e një akti të tillë.
“10 persona të tjerë u plagosën nga të shtënat, prej të cilëve 7 janë ende në spital – disa në gjendje kritike”, tha sherifi në një konferencë shtypi të dielën pasdite në Monterey Park.
Ai shtoi se 10 personat që vdiqën nuk janë identifikuar ende të gjithë, por dukej se ishin në të 50-at dhe 60-at e tyre dhe disa ndoshta edhe më të vjetër, të gjithë me origjinë aziatike.
Autori u ndoq nga ekipet speciale dhe nga ajri, ku më pas u gjet i vetëvrarë në furgonin e tij me të cilin tentoi të largohej./CNN
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?











