Futboll
Gjendet trupi i pajetë i futbollistit Emiliano Sala
Marrin fund të gjitha dyshimet, pasi mbrëmjen e sotme policia e Dorsetit në Britaninë e Madhe, ka bërë identifikimin e turpit të gjetur në avionin me të cilin u rrëzua futbollisti argjentinas Emiliano Sala.
Zyrtarë të policisë së Dorsetit kanë konfirmuar zyrtarisht se trupi i përket pikërisht futbollistit argjentinas, ndërsa pritet që kufoma të dorëzohet te familjarët, për ceremoninë mortore.
Emiliano Sala ishte duke udhëtuar me një avion të vogël drejt Uellsit, për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re Cardiffit, që sapo kishte arritur akordin me klubin e Nantes për blerjen e tij për shumën e 17 milionë eurove, përcjell albinfo.ch.
Por sulmuesi nuk arriti kurrë në destinacion, pasi avioni me të cilin ai po udhëtonte, u zhduk dhe pas kërkimesh të shumta, u gjet në kanalin e La Manshit, bashkë me trupin e Salas.
Ende nuk ka të dhëna për trupin e pilotit të avionit, i cili nuk u gjet në bord, nga grupet e kërkimit, që prej ditësh kanë punuar për të bërë të mundur gjetjen e trupit të futbollistit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













