Lajme
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore
Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në vitin 2023 nga 58% e banorëve të kantonit, kjo leje ishte bllokuar për arsye ligjore. Qeveria Federale ka hequr tashmë këtë pengesë duke ndryshuar ligjin mbi kompensimin për humbjen e të ardhurave, duke hapur rrugën për zbatimin e saj të pritur që në vitin 2027 dhe duke bërë Gjenevën një kanton pionier.
Ligji, i cili kishte propozuar shtimin e 8 javëve për prindin tjetër në shtesë të 16 javëve të lejes së lindjes për nënën, për një total prej 24 javësh, u miratua nga shumica e banorëve.
Pas votës “po”, Konfederata Zvicerane pezulloi menjëherë ndryshimin në Kushtetutën e Gjenevës për arsye ligjore: Berni duhej të autorizonte kantonet që të financonin zgjerimin e dy javëve të lejes për të atin që tashmë ekzistonte në nivel federal. Ky hap është realizuar tani me amendamentin në ligjin mbi kompensimin për humbjen e të ardhurave.
Gjeneva, kanton pionier
Pothuajse tre vjet pas votës, Aurélien Barakat, president i Partisë Liberale të Gjelbër të Gjenevës, i cili iniciativën, e përshëndet këtë përparim, megjithëse do të kishte preferuar që procesi të mos zgjasë kaq gjatë për shkak të “elementeve tipikisht burokratike zvicerane”.
“Është prapa nesh, kështu që jemi të lumtur që mund të ecim përpara,” tha ai
“Disa njerëz na thanë se ishte rrezik të nisnim diçka juridikisht të pasigurt. Pra po, është e vërtetë, po marrim rreziqe, po provojmë gjëra të reja. Dhe jemi të lumtur që mund të themi se Gjeneva do të jetë kantoni i parë zviceran që implementon lejen prindërore.”
Ai shpreson që zbatimi të nisë në janar 2027 në më të hershëm. Ende mbetet një rrugë e gjatë: projektligji duhet të miratohet nga Berni dhe më pas të votohet nga Këshilli i Madh i Gjenevës, transmeton albinfo.ch.
Me këtë ndryshim në ligj, edhe kantonet e tjera tani kanë mundësinë të ndjekin shembullin e Gjenevës.
E-Diaspora
-
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja Fillimisht ishin arrestuar djali i saj (51), nusja e saj (48) dhe nipi i saj (27).... -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% Gjatë Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, platforma zvicerane Titt4Tat, e cila lidh punonjës seksualë me... -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara -
Nismë në Valis për kufizimin e primeve të sigurimit shëndetësor në 10% të të ardhurave













