Lajme
Gjeneva me pagën minimale më të lartë në botë dhe ndër qytetet më të shtrenjta
Punëtorët në Gjenevë do të paguhen minimalisht 23 franga në orë
Paga minimale në Gjenevë do të jetë më e larta në botë. 23 franga minimalisht do të kenë punëtorët në orë, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, Gjeneva është një nga qytetet më të shtrenjta në botë. Sipas Anketës Botërore të Kostos së Jetesës 2019, Cyrihu ndodhet në vendin e katërt, derisa Gjeneva është e pesta.
Një kg bukë në Seul kushton më së shtrenjti 15.59 dollarë, derisa në Cyrih është 4.78 $ dhe 6.06 $ në Gjenevë.
Një shishe birre kushton 3.33 dollarë në Nju Jork, 3.25 dollarë në Cyrih dhe 1.54 në Gjenevë.
Prerja e flokëve për gra kushton 210 dollarë në Nju Jork, 74 dollarë në Cyrih dhe 90 në Gjenevë.
“The Economist Intelligence Unit” gjithashtu kishte renditur Cyrihun dhe Gjenevën ndër qytetet më të shtrenjta në botë, përkatësisht në vendin e pestë dhe të shtatë.
Studimi ka vlerësuar qytetet sipas çmimeve për të blerë artikuj bazë në supermarkete, çmimin e ushqimeve, pijeve, veshjeve, rekreacionit dhe argëtim, makinës, marrja me qera e një shtëpie, faturave të shërbimeve, shkollave private dhe ndihmës shtëpiake.
Po ashtu edhe Mercer dhe UBS i kishin renditur Cyrihun dhe Gjenevën ndër 10 qytetet më të shtrenjta në botë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta












