Muzikë

Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit

Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare dhe adhuresve të muzikës klasike

Tenori me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj, së bashku me sopranon e njohur ndërkombtarisht  Marigona Qerkezi, do të mbajnë një koncert të veçantë në Zvicër, kushtuar për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike, në veçanti diasporës shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Dy artistët e njohur do të ngjiten në skenën e Victoria Hall në Gjenevë, duke sjellë një mbrëmje artistike me vlera të larta muzikore për bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Koncerti do të mbahet më 23 shkurt 2026, duke filluar nga ora 19:30.

Hyrja për publikun do të jetë falas, por organizatorët kanë bërë të ditur se vendet duhet të rezervohen paraprakisht përmes linkut zyrtar, shkruan tutje albinfo.ch.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në emailin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë: [email protected]./Albinfo.ch