Lajme

Gjenevë: Sot hapet tuneli i ri

Tuneli i ri që shkon nga autostrada drejt organizatave ndërkombëtare në Gjenevë është hapur sot.

Pas gjashtë vjetësh punë, tuneli do të shkurtojë në mënyrë drastike trafikun që kalon nëpër Grand Saconnex.

Gjatë fundjavës, vendasit u ftuan të ecnin nëpër tunelin 1.2 km të gjatë përpara se të hapej për trafik, transmeton albinfo.ch.

Ministri kantonal i Transportit, Pierre Maudet, thotë se rruga e re do të përmirësojë cilësinë e jetës për banorët.