Kosova
“Gjeni doktorin tuaj”, lansohet aplikacioni më i ri
Në ditët e sotme shumë njerëz hasën në vështirësi për zgjedhjen e mjekut të duhur lidhur me problemin që i shqetëson. Shumë qytetarë, në mungesë të njohurive për mjekun që atyre u duhet, zgjedhin të trajtohen shpeshherë edhe gabimisht. Por, me anën e lansimit të aplikacionit ‘Doktorim’, ju mund të gjeni doktorin e duhur që i plotëson nevojat tuaja, shqetësimet e shëndetit. Vlen të theksohet se ky aplikacion promovon doktorët e lëmenjve të ndryshëm, nëpërmjet të cilit pacientët do të kenë mundësi ta konsultojnë mjekun si të bëjnë rezervime online.
Me anë të këtij aplikacioni secili pacient pas shërbimit ka mundësi ta vlerësojë mjekun, ky hap do t’i ndihmojë pacientët për identifikimin e doktorëve.
Sidora AG, veç tjerash, ka realizuar këtë aplikacion doktorim.com interesant në shërbim e qytetarëve që kanë nevojë për mjek.
Blerim Bunjaku, njëherësh CEO i kompanisë Sidora AG, është ekspert i IT-së, afarist i suksesshëm që jeton në Winterthur të Zvicrës. Ai tregon për platformen mediale online albinfo.ch për synimet e këtij projekti.
”Të gjithë e dimë që gjatë pushimit, shembull shumica shkojnë për t’i rregulluar dhëmbet. Shumica dërmuese nuk kanë asnjë informacion se mjeku te i cili po trajtohen çfarë shkollimi ka, apo çfarë certifikatash ka, vlerësimet për atë mjek etj. Po ashtu, në shumë raste, nëse sëmuret dikush nga familja, nuk dimë ku të shkojmë, apo te cili mjek duhet të shkojmë. Shumë raste duhet pritur me rend për të hyrë te mjeku, për shkak se nuk ka bërë termin, duke humbur kohë shpeshherë…”, tregon Blerim Bunjaku (CEO) për albinfo.ch.
Ai tregon se me këtë aplikacion do të rritet standardi dhe më e mira është se në mbrëmje me telefon celular çdokush mund të kërkojë, të analizojë dhe të sigurojë terminin për një mjek të caktuar.
Sqarimi te hapësira doktorët janë të paraqitura të gjitha detajet e nevojshme, si arsimimi, eksperienca, shërbimet dhe orari i punës.
Lansimi i regjistrimit të pacientëve është falas dhe mund të identifikohen nëse plotësohet forma online, nëpërmjet Google dhe Facebook.
“Doktorim” mund të gjendet në Facebook, Instagram, webfaqe dhe në aplikacionet e AppStore e Play Store. Nëpërmjet këtyre aplikacioneve bëhet rezervimi i terminëve në kohë reale. Aplikacioni është një produkt vendor, i krijuar nga kompania Sidora AG.
Për çdo pyetje apo nese ju nevojitet informacion shtesë, mundeni të kontaktoni Administratorin e aplikacionit, Vildan Bina (COO), përmes formularit në Uebsite. Web-Link https://www.doktorim.com
/albinfo.ch/
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriBlerim Bunjaku
- Prejardhja:Gjilan
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:IT
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













