Bota
Gjermani: Emigrantët të trajnohen për ngasjen e trenave, pagesa 2.100 euro
Ministria gjermane e Transportit vlerëson se në hekurudha do të plotësohen rreth 1,000 vende pune në rajonin Baden-Bureemerg, një rajon me rreth 11 milionë banorë, në kufirin me Francën dhe Zvicrën
Baden-Württemberg i Gjermanisë ka njoftuar planet e trajnimit, nëpërmjet të cilëve migrantët do të trajnohen për të vozitur trenat, shkruan albinfo.ch. Plani duhet të zbatohet për të krijuar vende pune për numrin e madh të emigrantëve të papunë që kanë arritur në numër të madh në këtë vend deri nga viti 2015.
Brenda 15 muajve të ardhshëm njerëzit që kanë marrë statusin e qëndrimit në Gjermani dhe që kanë mësuar gjuhën gjermane do të marrin trajnim për këtë profesion të rëndësishëm – u shpreh ministri i Transportit të këtij rajoni gjerman, përcjell albinfo.ch.
Ministria gjermane e Transportit vlerëson se në hekurudha do të plotësohen rreth 1,000 vende pune në rajonin Baden-Bureemerg, një rajon me rreth 11 milionë banorë, në kufirin me Francën dhe Zvicrën.
Me këtë plan rajoni do të bashkëfinancojë kurse për të interesuarit, ndërkohë që kompanitë hekurudhore do të bëjnë një plan për programet e mësimit të gjuhës gjermane dhe terminologjinë specifike për konceptet e punës në hekurudhat.
Vlerësohet se 44 mijë emigrantë do të lejohen të qëndrojnë dhe do të kërkojnë punë në Baden-Wuerttemberg, tha ministria. Programi i trajnimit do të sigurojë 2,100 euro në muaj për pjesëmarrësit.
Rreth 1.4 milionë emigrantë kanë hyrë në Gjermani në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2017, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Programi i drejtuesve të trenave është planifikuar të fillojë më pas këtë vit, dhe kështu të zgjidhë problemet me mungesën e punëtorëve në linjat hekurudhore dhe personelin në punëtoritë.
“Projekti mund të jetë një shembull i rritjes së kualifikimeve të emigrantëve”, tha Christian Raush, drejtor i Zyrës rajonale të punësimit në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se ky projekt do të krijonte një interes në sektorë të tjerë, të cilët gjithashtu kërkojnë punëtorë emigrantë të trajnuar.
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit












