Lajme
Greva paralajmëruese në Berlin: Pezullohen të gjitha fluturimet në Aeroportin BER
Rreth 57 mijë pasagjerë preken nga anulimi i 445 fluturimeve në Berlin Brandenburg Airport pas thirrjes për grevë nga ver.di
Të gjitha fluturimet e pasagjerëve në Berlin Brandenburg Airport (BER) do të pezullohen të mërkurën për shkak të një greve paralajmëruese të punonjësve të aeroportit, transmeton albinfo.ch.
Sipas Autoritetit të Aeroportit Berlin-Brandenburg, rreth 445 nisje dhe mbërritje do të anulohen, duke prekur afërsisht 57 mijë pasagjerë që kishin planifikuar të udhëtonin nga ose drejt kryeqytetit gjerman.
Greva vjen pas thirrjes së bërë nga sindikata ver.di, e cila u ka kërkuar punonjësve të aeroportit të marrin pjesë në një grevë paralajmëruese njëditore në kuadër të mosmarrëveshjeve me punëdhënësit lidhur me pagat dhe kushtet e punës.
Sindikata ka akuzuar operatorin e aeroportit për pengim të procesit negociues dhe ka refuzuar ofertën e fundit të paraqitur nga punëdhënësit.
Sipas ver.di, gjatë raundit të dytë të negociatave është propozuar një rritje pagash në disa faza, me një kontratë që do të ishte e vlefshme deri në fund të vitit 2028. Megjithatë, plani parashikon që nuk do të ketë rritje pagash deri në qershor, ndërsa më pas do të aplikohej një rritje prej 1 për qind nga korriku 2026, 1.5 për qind nga korriku 2027 dhe 1 për qind nga maji 2028.
Si pasojë e kësaj greve, pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre dhe të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacione të mëtejshme mbi udhëtimet e planifikuara. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Grupi sindikal shqiptar “Aktivistët” në Unia organizon tubim informativ në Zürich Grupi sindikal shqiptar në Unia, “Aktivistët”, organizon më 8 maj 2026, nga ora 18:00, një tubim... -
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026












