Bota
Gjermani: Ligjet e reja për punëtorët e huaj
Paketa e re e ligjeve ka për qëllim të tërheqë punëtorë profesionistë të huaj, të aftë dhe me njohje të gjuhës gjermane, duke përfshirë dhe punëtorë nga vende jashtë BE- së dhe premton t’i lehtësojë procedurat e vizave, përcjell albinfo.ch.
Këto ligje u krijuan vitin e kaluar në një përpjekje për të mbuluar mungesën e punëtorëve të kualifikuar në shumë rajone dhe industri në gjithë Gjermaninë.
Por rregullat e reja të imigracionit po krijohen për të qenë në gjendje të deportojnë më lehtë azilkërkuesit e refuzuar.
Sipas vlerësimeve të qeverisë, rregullat e reja do të sjellin çdo vit 25.000 punëtorë të kualifikuar në Gjermani.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme është largimi i një rregulli që kërkon që punëdhënësit të dëshmojnë se asnjë gjerman, asnjë qytetar i BE-së nuk mund të përmbushë kualifikimet e punës para se t’i ofrohet një emigranti.
Lars Castellucci, zëdhënës për politikën e migracionit për grupin parlamentar të qendrës së majtë Social Demokrate(SPD), theksoi se “Gjermania ka nevojë për migrim“.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













