Bota
Gjermania ofron 2.3 miliardë euro për refugjatët në Siri
Në të njëjtën kohë, shtetet arabe të Magrebit, si kusht për ta bërë pranimin e bashkatdhetarëve të tyre kërkojnë kompensim material nga Gjermanë shuma disamilionëshe
Në prag të Konferecës së donatorëve për refugjatët në Siri që mbahet në Londër, kancelaria gjermane Angela Merkel ka bërë sot të ditur se Gjermania do të ofrojë 2.3 miliardë euro për viktimat e luftës së atjeshme qytetare.
«Qeveria Federale është e bindur se fluksi i madh i refugjatëve mund të evitohet vetëm nëse ne i luftojmë në vendin e zhvillimit, shkaqet për ikje nga vendi», ka thënë kancelarja Merkel, shkruajne mediet gjermane.
Në konferencën e përmendur të donatorëve, Britania e Madhe së bashku me Norvegjinë janë zotuuar po ashtu për një donacion që deri në vitin 2020 do të arrijë në 2.6 miliardë euro.
Në të njëjtën kohë, shtetet arabe të Magrebit (Afrika Veriore) si Algjeria, Maroku dhe Tunizia, po rezistojnë të pranojnë refugjatët nga vendet e tyre, të cilët i dëbon Gjermania. Ata si kusht për ta bërë pranimin e bashkatdhetarëve të tyre kërkojnë kompensim material në shuma disamilionëshe, transmeton albinfo.ch. Me këto para vendet e përmendura kërkojnë që të financohen projekte të ndryshme të tregut të punës ose dhe të trajnimeve profesionale në vend.
Aktualisht në regjion ndodhen zyrtarë nga Ministria e Brendshme dhe ajo për zhvillim, për të negociuar kushtet të cilat vendet e përmendura i kërkojnë Gjermanisë që t`i plotësojë, shkruan dpa.de.
Sipas zëdhënësit për çështje të poltikës së brendshme në CDU/CSU, Stephan Mayer, «është gjithnjë më lirë që të mbështeten shtetet përkatëse në «vendin e ngjarjes» se sa të detyrohemi t`i alimentojmë azilkërkuesit e refuzuar.
Nga fundi i muajit shkurt, këto shtete do t`i vizitojë ministri i brendshëm gjerman de Maiziere për të pe¨rmbyllur marrëveshjet përkatëse.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën













