Kosova
Gjermani: Priten lehtësime për procedurën e bashkimit familjar
Mediat gjermane shkruajnë se bashkimi familjar në këtë shtet aktualisht paraqet shumë probleme.
Por planet e koalicionit të ri qeveritar gjerman pritet të çojnë në zvogëlimin e kohës së pritjes për marrjen e vizës. Që nga hyrja në fuqi e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë gjetur punë e kanë filluar një jetë të re në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se si rregull pas dy vjetësh, por edhe në varësi të llojit të lejes së qëndrimit në Gjermani, ata mund të bashkohen me familjet e tyre. Sigurisht për këtë duhet të plotësohen disa kritere, si psh të ardhurat e mjaftueshme, të rregulluara në bazë kategorish nga ligjvënësi, të cilat do të mundësonin që bashkëshorti/tja e fëmijët apo të tjerë të kishin një jetesë normale nga rroga e familjares apo familjarit që fiton të ardhurat. Edhe gjuha në nivele të caktuara kërkohet ndër kriteret e tjera për arritjen e bashkimit familjar në Gjermani.
Thuhet se shumë vetë i plotësojnë kriteret, për familjarët kthehet në një kohë të mundimshme e shpesh dëshpëruese pritja për të marrë së pari një orar për shtrimin e kërkesës për vizë e më pas marrja e vizës. Një pritje që jo rrallë e kalon një vit. Të lodhur nga kjo, jo pak vetë marrin rrugën e vijnë në Gjermani, duke shpresuar të zgjidhin problemin e vizës në vend. Një rrugë, të cilën ekspertët e bashkimit familjar nuk e rekomandojnë, sepse familjarët përballen pastaj me vështirësi të tjera, kur nuk respektohen rregulloret.
MPJ: Do të ketë lehtësime për procedurën e vizave për bashkimin familjar
Ministria e Jashtme e Gjermanisë është e vetëdijshme për këto vonesa. Në një prononcim të fundit për DW, zyra e shtypit thotë, se në dy vitet e fundit për shembull në ambasadat e Beogradit dhe Prishtinës është arritur që të reduktohen kohët e pritjes për viza për bashkimin familjar. Kurse në ambasadat në Sarajevë, Shkup dhe Tiranë kohët e pritjes për një orar për aplikimin për vizën e bashkimit familjar edhe më tej konsistojnë në 6 muaj dhe deri në 9 muaj. Në Podgoricë nuk ka pasur kohë pritjeje para pandemisë, dhe përmes sistemit online mund të merrje një orar brenda pak ditësh.
“Ministria e Jashtme punon me intensitet që të rrisë kapacitetet e përfaqësive të huaja jashtë për pranimin e kërkesës për vizë dhe përpunimin e saj, me qëllim të uljes së kohës së pritjes. Por përpjekjet aktuale vështirësohen edhe për shkak të situatës së vazhdueshme të pandemisë dhe me masat që lidhen me mbrojtjen e punonjësve dhe vizitorëve”, thuhet në prononcimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin për DW.
Këtë e konfirmon edhe zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme në Berlin. “Krahas masave organizuese në marrëveshjen e koalicionit janë parashikuar edhe lehtësime të tjera për procedurën e vizave për bashkimin familjar, të cilat pas zbatimit mund të çojnë po ashtu në zvogëlimin e kohës së pritjeve.” Ministria e Jashtme gjermane i tha DW, se për zbatimin e këtyre lehtësimeve që kërkojnë pjesërisht edhe ndryshime ligjore, kjo ministri është në këmbim të ngushtë me ministritë përkatëse./DW/
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër













