CH-Ballkani
Gjermania dëbon ekstremistin islamik për në Kosovë
Me një aeroplan charter, të enjten nga aeroporti i Munihut të Gjermanisë janë depërtuar 41 kosovarë për në atdheun e tyre.
Në bordin e aeroplanit, sipas ministrit të brendshëm bavarez Joachim Herrmann, ishte edhe një 23 vjeçar, i cili konsiderohejt të jetë ekstremist dhe kishte shtetësi kosovare. Ai kishte qëndruar në mënyrë të paligjshme në Gjermani dhe kishte vendosur kontakte të shumta më grupin salafist, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Sipas Herrmann, djali ishte i njohur për autoritet e sigurisë. Ai ishte arrestuar dhe mbajtur në paraburgim. “Megjithëse për këtë person deri më tash nuk ka ndonjë të dhënë për ndonjë vepër, por nga pikëpamjet tona na është dukur e nevojshme që ta depërtojmë menjëherë”, ka thënë ministri i brendshëm i Bavarisë, përcjell “albinfo.ch
Kosovari u bë i njohur nga zyrtarët e sigurisë sepse ai kërkonte kontakte intensive më rrjetin salafist. Siç është raportuar edhe nga autoritet italiane të sigurisë, ai kishte shprehur disa herë dëshirën që të udhëtoj për Siri për të iu bashkuar rrjeteve ekstremiste. Edhe në rrjetet sociale ai i ka përshëndetur sulmin terrorist ndaj redaksisë të revistës javore franceze “Charlie Hebdo” dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar me akte ekstremiste për të mbrojtur “nderin e Profetit” dhe për këtë duan të sakrifikojnë edhe jetën.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it I riu shqiptar nga Kosova kurorëzon me sukses doktoraturën në Austri, duke u renditur ndër doktorët... -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg












