E-Diaspora
Gjermania do të dëbojë 26.500 azilkërkues gjatë këtij viti
Refugjatët dhe migrantët tjerë ilegalë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, të dëbuar deri në fund të shtatorit përbëjnë numrin më të madh të të dëbuarve , gjegjësisht 14 mijë e 528 sish ose tri të katërtat e të gjithëve
Gjermania ka marrë vendim që të dëbojë rreth 26.500 veta gjatë këtij viti, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil.
Sipas raportit, numri i dëbimeve për këtë vit do të arrijë shifrën më të lartë që nga viti 2003. Refugjatët dhe migrantët tjerë ilegalë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, të dëbuar deri në fund të shtatorit përbëjnë numrin më të madh të të dëbuarve , gjegjësisht 14 mijë e 528 sish ose tri të katërtat e të gjithëve.
Gazeta gjermane “Rheinische Post”, shkruan se vitin e shkuar janë dëbuar nga vendi 20,888 persona, ndërsa për vitin 2016 deri në shtator, numri i dëbimeve ka arritur në 19,914 personave, përcjell “heute.at”, njofton “albinfo.ch”.
Një tjetër shqetësim i policisë federale gjermane janë edhe qytetarët turq, numri i kërkesave për azil të të cilëve po rritet.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













