Lajme
Gjermania do t’u dhurojë tanke ukrainasve
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka vendosur t’u dorëzojë forcave ukrainase 16 tanke të tjera në luftën kundër Rusisë.
Ajo deklaroi se tanket Biber do t’u mundësojnë kalimin më të lehtë të ujërave dhe pengesave të tjera.
“BIBER do t’u mundësojë trupave ukrainase të kalojnë ujërat ose pengesat në luftime”, tha ministrja, raporton france24, përcjell albinfo.ch.
“Dorëzimi i gjashtë sistemeve të para do të bëhet këtë vit, duke filluar nga vjeshta. Dhjetë sisteme të tjera do të pasojnë vitin e ardhshëm”, pohoi ajo.
Theksojmë se krerët e shtetit gjerman janë kritikuar më së shumti se nuk po e ndihmojnë luftën e ukrainasve në mbrojtje të territoreve të tyre.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt, duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët Propozimi në Cyrih: Biletë Interrail falas për çdo 18-vjeçar... -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë















