Kosova
Gjermania, e vetmja që mbështet heqjen e vizave për Kosovën
As ky fundvit nuk pritet t’ua sjellë kosovarëve liberalizimin e vizave, pasi përpos Gjermanisë, asnjë nga shtetet e tjera të BE-së nuk është pro heqjes së vizave për Kosovën.
Sipas njohësve të integrimeve, gjasat janë minimale që vizat të hiqen edhe gjatë vitit 2020, mirëpo një shpresë mbetet shteti gjerman, i cili do ta marrë udhëheqjen e Presidencës së BE-së nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.
Gjasat janë minimale që kosovarëve t’u vijë liberalizimi i vizave si dhuratë për festat e fundvitit, ashtu siç u ishte premtuar nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.
Ndonëse përgjatë mandatit të qeverisë “Haradinaj” pati me dhjetëra premtime se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit, një gjë e till,ë sipas njohësve të çështjeve të integrimit, është e pamundur.
Kjo pasi që, sipas tyre, institucionet kosovare ende nuk i kanë kryer detyrat e shtëpisë, me theks të veçantë te luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit.
Përpos kësaj, sipas analistëve, pengesa kryesore për mosheqjen e vizave mbetet skepticizmi i shteteve anëtare të BE-së, si Franca, Holanda e Belgjika, të cilat nuk po i japin dritën e gjelbër këtij procesi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike













