Bota
Gjermania feston 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit
Gjermania përkujton 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit
Sot, Gjermania përkujton 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. I ndërtuar në vitin 1961 nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore, mori kishte si synim të ndalte valën e qytetarëve të saj që donin të shkonin në Perëndim.
Qindra vetë u vranë në përpjekje për t’u arratisur përtej kufirit. Pothuajse tri dekada më pas, natën e 9 nëntorit 1989, dhjetra-mijëra njerëz e rrëzuan murin, një moment kyç që kontribuoi në fillimin e rënies së Bashkimit Sovjetik.
Në këtë vend në qershor 1987 presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan, i tha shprehjen tashmë të famshme homologut të tij sovjetik: “Zoti Gorbaçov, rrëzoje këtë mur”.
Ka një javë që kryeqyteti gjerman, Berlin, është kthyer në epiqendrën e aktiviteteve kryesore që shënojnë festimin e 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Më shumë se 200 aktivitete gjatë gjithë javës janë zhvilluar në këtë qytet që nga e hëna. Sot në Berlin zhvillohet ceremonia kryesore festive me pjesëmarrjen e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kancelares Merkel dhe personaliteteve të ndryshme politike nga bota. Presidenti Steinmeier ka ftuar në 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit edhe presidentët e Polonisë, Hungarisë, si edhe Çekisë e Sllovakisë, asokohe të bashkuar në Çekosllovaki. Zhvillimet në këto vende socialiste luajtën atëherë një rol të rëndësishëm edhe në rënien e Murit të Berlinit, shkruan DW.
Një vend i rëndësishëm përkujtimor për viktimat e Murit në Berlin është Rruga Bernauer, simboli i ndarjes së Berlinit, sepse muri kaloi në anën lindore të shtëpive. Një bllok betoni prej 22 metrash të kujton sot, se këtu pas ngritjes së murit, njerëzit hidheshin nga dritaret dhe disa prej tyre humbën edhe jetën.
Po ashtu është bërë e ditur se në mbrëmje zhvillohet një koncert i madh para Portës së Brandenburgut, me artistë nga bota dhe ku flasin edhe dëshmitarë të kohës, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme











