Lajme
Kërkohet heqje graduale të masave Covid në Gjermani
Mediat gjermane shkruajnë se teksa vala e variantit Omicron të koronavirusit duket se ka prekur pikun në Gjermani, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar të premten se heqja e kufizimeve duhet të bëhet me kujdes të shtuar.
“Të dhënat nga testet e kryera PCR tregojnë se piku i valës së Omicronit ka kaluar”, ka thënë Lars Schaade, zëvendëspresident i Institutit për Kontrollin e Sëmundjeve, Robert Koch.
“Megjithatë, piku nuk është arritur në departamentin për kujdes intensiv”, ka thënë ai.
Vdekjet ditore me koronavirus nuk kanë nisur të bien, ka theksuar ai.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 264 viktima me koronavirus.
Një javë më parë shifra ka shkuar në 226.
Situata na lejon largim gradual dhe të kujdesshëm të masave për të kufizuar përhapjen e infektimeve, ka thënë Schaade.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka prezantuar të mërkurën planin me tri faza për të larguar pothuajse të gjitha kufizimet kundër koronavirusit deri më 20 mars.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, vetë mjek, ka bërë paralajmërim të ngjashëm, duke thënë se “ende nuk jemi në ujëra krejtësisht të sigurta”.
Ai u ka bërë thirrje liderëve të 16 landeve federale – të cilët kanë pushtet për shumicën e politikave shëndetësore – që të mos veprojnë shumë shpejt.
Lauterbach ka thënë se do të ekzistojë një “largim i ngadalshëm” nga kufizimet për luftim të pandemisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











