Ukraina
Gjermania konfirmon miratimin e lejes për dorëzimin e tankeve në Ukrainë
Gjermania ka miratuar eksportin e tankeve të tipit “Leopard 1” në Ukrainë nga rezervat e saja industriale, konfirmoi një zëdhënës i qeverisë në një konferencë për media në Berlin të premten. “Mund të konfirmoj se është lëshuar leja e eksportit”, tha zëdhënësi. Ai nuk pranoi të komentojë se sa tanke do të eksportohen.
Siç shkruan Reuters, gazeta gjermane SZ më herët raportoi se kompanitë Rheinmetall dhe Flensburger Fahrzeugbau Gesellschaft janë gati të rilokojnë dhjetëra tanke “Leopard 1” në mënyrë që t’i dorëzojnë ato në Ukrainë për të luftuar pushtimin rus. Berlini ka thënë tashmë se do t’i japë Ukrainës 14 tanke “Leopard 2” nga rezervat e tij ushtarake. I prezantuar për herë të parë në shërbim në vitet 1960, “Leopard 1” është paraardhësi i “Leopard 2”, i cili është i vendosur gjerësisht në ushtritë e të gjithë Evropës.
Tanku “Leopard 2” konsiderohet si një nga më të mirët në vendet perëndimore. Kompania gjermane e mbrojtjes Krauss-Maffei Wegmann ka prodhuar më shumë se 3,500 tanke “Leopard 2” që nga fillimi i prodhimit në vitin 1978. Rreth 20 vende aktualisht përdorin “Leopard 2”. Kjo do të thotë se disa vende mund të japin disa prej rezervave të tyre për të mbështetur Ukrainën.
Ndër vendet që përdorin “Leopard” janë: Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Holanda, Norvegjia, Austria, Polonia, Spanja, Suedia dhe Turqia. Muajin e kaluar, Gjermania ra dakord të dërgonte tanket e saj në Ukrainë pas javësh presioni nga Kievi dhe aleatët e saj evropianë. Sipas ligjit gjerman, Berlini duhet të miratojë eksportin e tankeve edhe në rastet kur vendet e tjera që i kanë blerë duan t’i rieksportojnë.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











