Lajme
Gjermania korrigjon datën: Kufiri me Zvicrën hapet sonte, në orën 00.01
Në një tweet, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë ka konfirmuar se kontrollet kufitare do të përfundojnë në mesnatën e 14 qershorit
Një lajm i publikuar të shtunën paradite në Twitter nga një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë kishte shkaktuar konfuzion të madh te zviceranët. Sipas tij, kufiri gjerman hapet “me kalimin e 15 qershorit”, kanë raportuar mediat të shtunën, transmeton albinfo.ch. Ndërsa marrëveshja e mëhershme ishte se hapja do të ndodhte me fillimin e 15 qershorit, d.m.th., pas orës 24.00 të 14 qershorit, të dielën në mesnatë.
Kjo nënkuptonte një kaos të paraprogramuar në kufijt mes dy shteteve, sidomos sa u përket “shopping turistëve” që mezi po prisnin mundësinë për të blerë më lirë, matanë kufirit. Një zëdhënëse e Zyrës Doganore në Lorrach madje kishte paralajmëruar se këta turistë do të ktheheshin mbrapa, gjegjësisht nuk do të lejoheshin të hynin në Gjermani.
Ndërkohë, Ministria Federale Gjermane e Punëve të Brendshme të shtunën pasdite ka qetësuar gjakrat, duke korrigjuar datën, shkruan albinfo.ch. Në një tweet, zëdhënësi i kësaj ministrie, Steve Alter, ka konfirmuar se kontrollet kufitare do të përfundojnë në mesnatën e 14 qershorit. Për të qenë edhe më të qartë, kjo do të thotë që zviceranët mund të hyjnë në Gjermani pa u kontrolluar që nga ora 24.00, e diel.
Por çfarë do të ndodhte me të apasionuarit pas blerjeve nëse data nuk do të ishte ndryshuar në të dielën? Siç shkruan gazeta gjermane “Südkurier”, as në një rast të tillë zviceranët nuk do të detyroheshin të ktheheshin mbrapa, përcjell albinfo.ch. E njëjta gjë vlen edhe për francezët, kufijtë e të cilëve, si ata të Zvicrës, do të hapen nga e hëna, ora 00:01.
Një tjetër kuriozitet që flet rreth konfuzionit me datat: Janë njoftuar dy festime për rihapjen e kufijve, në Gjermani e në Zvicër, dhe të dy festimet mbahen të hënën.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve











