CH-Ballkani
Gjermania kthen edhe 74 refugjatë kosovarë
Gjermania vazhdon të kthejë kosovarët, të cilëve iu është refuzuar e drejta e azilit në Gjermani. Ditën e djeshme janë kthyer edhe 74 persona të tjerë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Ministrisë së Brendshme në Magdeburg, ditën e mërkurë në mesditë nga Leipzigu janë dërguar 74 persona për në aeroportin e Prishtinës. “Të kthyerit janë 59 kosovarë që ishin strehuar në Sachsen, 14 nga Berlini dhe një nga Hessen”, thuhet në deklaraten e ministrisë, raporton “volksstimme.de”.
Ministri i Brendshëm, Holger Stahlknecht, ka thënë se dëbimi në mënyrë kolektive është një sinjal që kosovarët nuk duhet të kërkojnë azil në Gjermani. “Me kthimin kolektiv ne po ua bëjmë të qartë kosovarëve se ata nuk kanë nevojë për azil dhe nuk mund të qëndrojnë në Gjermani. Ne duhet t’i dëbojmë për t’ua liruar vendin atyre azilkërkuesve që vijnë nga vendet, të cilët vërtet kanë nevojë për strehim”, ka thënë ai.
Fluturimi i azilkërkueseve është bërë dje në orën 13:32 minuta. Grupi i të kthyerve ka qenë i shoqëruar nga zyrtarë policorë gjermanë, nga një mjek dhe një përkthyes.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër Këto janë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë shënuar javën në Zvicër... -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA













